“E njoh Spanjën më mirë se të gjithë”, Balliu: Është shumë e vështirë për t’i ndalur “iberikët”

Futboll

“E njoh Spanjën më mirë se të gjithë”, Balliu: Është shumë e vështirë për t’i ndalur “iberikët”

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 18:18
Ivan Balliu

Teksa diçka më shumë se 24 orë nga ndajnë nga përballjen e fundit të Grupit B, ndaj Spanjës, lojtari i Shqipërisë, Ivan Balliu ka përfunduar në qendrën e mediave spanjolle para kjo për shkak të së kaluarës së tij me moshat e “iberikëve”, por edhe për karrierën e tij me skuadrën e Rayo Vallecano në elitën e futbollit spanjoll, LaLiga.

Në një intervistë për prestigjiozen spanjolle, “Mundo Deportivo”, 32-vjeçari shprehet se është gati për të startuar nga minuta e parë kundër Spanjës ndërsa nuk harroi elozhet për lojtarë si Lamine Yamal dhe Nico Ëilliams.

“Historia e Lamine Yamal është e pabesueshme, të bën të mendosh kur e kupton që ai është vetëm 16-vjeç. Këtë e diskutuam edhe me shokët e kombëtares dhe nisëm të mendonin se çfarë kishim bërë ne në moshën 16-vjeçare. Unë as që e mbaj mend veten në atë moshë. Nga ana tjetër, Lamine është një nga lojtarët më të mirë në botë, ndoshta edhe më i mirë. Imagjinojeni pak në të ardhmen se çfarë mund të arrijë.

Duhet ta mbyllim mirë dhe të mos i lejojmë hapësira sepse përndryshe të shkakton shumë probleme. I njëjti diskutim vlen edhe për Nico Ëilliams, jamë shumë të shpejtë dhe arrijnë të xjerrin mbrojtjen kundërshtare nga ekuilibrat. Është shumë e vështirë për t’i ndalur. Megjithatë, unë jam gati për të luajtur, nuk ka asnjë në Shqipëri që e njeh më mirë se unë”,- u shpreh Balliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat