Interi rrit pretendimet në 70 milionë euro

Futboll

Interi rrit pretendimet në 70 milionë euro

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 18:16
Hakan Calhanoglu

Asnjë ofertë zyrtare, por ndërkohë vazhdojnë të vijnë konfirmime në lidhje me interesimin e Bajernit të Mynihut për Hakan Calhanoglu.

Që në maj ka pasur kontakte mes klubit gjerman dhe stafit të mesfushorit turk, aktualisht i impenjuar në Euro 2024 me kombëtaren e tij, disa takime në Turqi dhe Gjermani për të kuptuar synimet e lojtarit që ka një kontratë me Interin deri në qershor 2027, të firmosur verën e kaluar, me një pagë prej 6.5 milionë eurosh neto në sezon, që vjen duke u rritur.

Mediat turke janë të sigurta që Calhanoglu ndihet i mikluar nga interesimi i Bajernit dhe është gati të pranojë ofertën e bavarezëve, që i japin një kontratë 4 vjeçare prej 8 milionë eurosh në sezon. Ideja për t’u rikthyer në Gjermani si një yll i futbollit, ka luajtur aty te Karslruhe, Hamburg dhe Bayer Leverkusen e tërheq së tepërmi.

Tani për tani mesfushori nuk flet dhe mbetet i përqendruar te Europiani, duke shtyrë çdo diskutim. Ndërkohë i ka thënë jo një propozimi nga Arabia Saudite prej 20 milionë eurosh në vit.

Nga ana e tij, Inter nuk ka asnjë synim për t’u privuar nga një lojtar që ka qenë thelbësor për fitimin e titullit të yllit të dytë, dhe që është një pikë fikse dhe e palëvizshme në sistemin e lojës së Simone Inzaghit.

Calhanoglu konsiderohet i pashitshëm nga klubi zikaltër, dhe vlerësimi i tij është jo më pak se 70 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat