Kompjuteri e sheh Anglinë kampione Europe

Futboll

Kompjuteri e sheh Anglinë kampione Europe

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 17:17
Anglia

Anglia nuk ka bindur me lojën e saj deri tani në “Euro 2024”, por Superkompjuteri vazhdon që të parashikojë shanset e larta të tyre për lavdi në “Euro 2024” pas ndeshjes së dytë të Grupit C.“Tre luanëve” u dha një shans gati njëzet për qind për t’i dhënë fund pritjes 58- vjeçare të vendit për të fituar trofeun, përpara fillimit të turneut.

Megjithatë, një barazim zhgënjyes 1-1 me Danimarkën i ka ulur ndjeshëm shpresat e tifozëve që ata të fitojnë trofeun “Henri Delaunay”. Por çuditërisht, shanset që djemtë e Sauthgejtit të fitojnë turneun janë rritur, megjithëse pak, pas barazimit me danezët. Sipas Superkompjuterit të “BETSIE”,

Anglia tani ka një shans 20.55 për qind për të fituar turneun dhe një shans 13.69 për qind për të qenë nënkampionë për në Europianin e dytë radhazi. Herri Kejn me shokë kanë 78.4, 52.83 dhe 34.24 për qind shanse për të kaluar përkatësisht në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.

Anglia aktualisht kryeson Grupin C me katër pikë dhe ka 99.99 për qind shanse për t’u kualifikuar nga grupi. Franca është favoritja e dytë për të fituar kompeticionin, me Superkompjuterin që llogarit ekipin e Didier Deshampit me 18.97 për qind shanse për të fituar turneun. Matematika llogarit se “Les Bleus” kanë 32.19 për qind shanse për të shkuar në finalen e muajit të ardhshëm. Gjermania organizatore është e treta me 14.56 për qind shanse, ndërsa Spanja fituese e 2008 dhe 2012 ka 13.53 për qind shanse për sukses në finalen e Berlinit. Këto dy kombëtare kanë përkatësisht 26.03 dhe 25.84 për qind shanse për të arritur në finale.

Kampionët në fuqi të Italisë kanë vetëm 4.26 për qind shanse për të mbrojtur trofeun dhe 10.71 për qind për të kaluar në finale. Tifozët e Anglisë do të entuziazmohen kur të shohin se një algoritëm kompjuterik vlerëson aq shumë shanset e tyre për të fituar turneun, edhe pse ata shpresojnë për shumë më tepër nga njerëzit e Sauthgejtit në ndeshjet e tyre të ardhshme.

Trajneri tha: “Ne e kuptojmë se njerëzit do të zhgënjehen me paraqitjet dhe me të drejtë. Ne duhet të përmirësohemi. Për momentin ne nuk po e përdorim topin mjaft mirë dhe duhet të pranojmë nëse e bëni këtë, do të vuani ndonjëherë, siç kemi bërë ne. Ne e dimë se ka një nivel tjetër që duhet të gjejmë”. Anglia do të përballet me Slloveninë në ndeshjen e fundit të grupeve të turneut të martën mbrëma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat