Gjermanët e kanë me Granit Xhakën, Tah: Ai është që merr përgjegjësi

Futboll

Gjermanët e kanë me Granit Xhakën, Tah: Ai është që merr përgjegjësi

Nga: K.Goca Më: 23 qershor 2024 Në ora: 16:41
Granit Xhaka

Para duelit të Zvicrës me Gjermaninë, shumë gjëra sillen rreth Granit Xhakës. 

“Falë sezonit të tij të jashtëzakonshëm me Leverkusenin, ai ka fituar respekt të madh në vendin që po mbahet Kampionati Evropian”, shkruan mediumi zviceran “Blick”

Selektori i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka fjalë të mëdha për kapitenin e Zvicrës, Xhakën.

“Nga ajo që kam dëgjuar, Graniti ka një rol të madh”, tha Nagelsmann.

Shoku i skuadrës së Leverkusenit, Jonathan Tah, i cili ka pasur kontakte të shpeshta me Xhakën ditët e fundit, ka raporte shumë të mirë me kapitenin e Zvicrës.

“Ai është që merr përgjegjësi dhe është lider  edhe në teshatore”, tha Tah. 
“Xhaka dëshiron gjithmonë të fitojë, kjo është ajo që e veçon atë”,
tha Tah.

“Ai bën gjithçka për të siguruar që gjithçka të funksionojë në mënyrë optimale.

Mezi pres ta takoj në fushë”, tha Tah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat