Sulmuesi shqiptar në formë shumë të mirë

Futboll

Sulmuesi shqiptar në formë shumë të mirë

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 16:25
Giacomo Vrioni

Giacomo Vrioni vijon të japë sinjale pozitive. Sulmuesi kuqezi, ndonëse nuk grumbullohet prej kohësh nga Shqipëria, ka shënuar 2 gola në MLS-në amerikane në përballjen Cincinnati-New England Revolution.

Skuadra e ish-sulmuesit të Juventusit, fitoi 1-2 në transfertë, sukses që erdhi falë dy golave të shënuar nga 25-vjeçari.

Në minutën e 21′, Vrioni zhbllokoi shifrat, teksa me një goditje të saktë e të bukur nga distanca mposhti portierin kundërshtar.

20 minuta më vonë, sulmuesi kuqezi dyfishoi rezultatin me kokë. Duke gjetur të pestin gol sezonal në elitën e futbollit amerikan.

Ndonëse skuadra e tij u ndëshkua në pjesën e dytë, në fund golat e sulmuesit shqiptar rezultuan vendimtarë për New England.

Gjatë këtij edicioni, Vrioni ka luajtur 16 ndeshje dhe është shënuesi më i mirë i ekipit së bashku me Gil. Krahas 5 golave ka dhënë dhe një asist.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për New England, që po kalon një moment shumë të mirë.

Nëse Vrioni ruan ritmin dhe vijon të shënojë, ai mund të rikthehet të jetë një alternativë për Kombëtaren në ndeshjet e shtatorit në Nations League.

Vrioni debutoi me kuqezinjtë në tetorin e vitit 2018, në duelin përballë Izraelit. Deri tani numëron 6 ndeshje me Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat