Dueli për kreun e grupit premton gola dhe spektakël

Futboll

Dueli për kreun e grupit premton gola dhe spektakël

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 13:44
Xhaka e Gundokan

Gjermania do të kërkojë të vendosë hegjemoninë në Grupin A të “Euro 2024”, teksa atyre i mjafton edhe një pikë për ta mbyllur të parët. Nga krahu tjetër Zvicra e futbollistëve me origjinë shqiptare ka shansin të marrë kreun, vetëm në rast triumfi. Ndeshja mes “pancerave” dhe helvetëve është planifikuar ditën e diel, duke nisur nga ora 21:00. Më poshtë po ju prezantojmë statistikat më pikante mes kombëtareve të mësipërme:

Gjermania dhe Zvicra janë përballur në total plotë 53 herë, ku dominimi i kampionëve të 4-fishtë në rangun e Botërorëve është i dukshëm, 36 fitore, 8 barazime dhe 9 humbje.

Zvicra është e pamposhtur në tri ndeshjet e saj të fundit kundër Gjermanisë, me ato tri ndeshje që kanë prodhuar 16 gola, mesatarisht 5.3 për lojë. Zviceranët kishin humbur 16 nga 18 ndeshjet e mëparshme kundër gjermanëve.

Takimi i tyre i fundit dhuroi barazim të çmendur 3-3 në Ligën e Kombeve të UEFA-s, vitin 2020. Zviceranët në fakt kryesuan atë lojë 2-0 pas 26 minutash, por u kapën nga golat e Timo Verner, Serzh Gnabri dhe Kai Haverc.

Do të jetë përballja e parë e Zvicrës dhe Gjermanisë në një turne madhor që nga Kupa e Botës FIFA 1966. Gjermania Perëndimore mundi Zvicrën 5-0 në fazën e grupeve. Ata u takuan gjithashtu në vitin 1938 (Zvicra fitoi 4-2 në një raund të 16-të) dhe Kupën e Botës 1962 (Gjermania Perëndimore fitoi 2-1 në fazën e grupeve).

Organizatorët synojnë të bëhen vendi i tretë pritës që fiton të tria ndeshjet e tyre në fazën e grupeve në një Kampionat Europian të vetëm pas Holandës në 2000 dhe Francës në 1984.

Zvicra ka humbur vetëm një nga 12 ndeshjet e fundit në Kampionatin Evropian.

– “Pancerat” tashmë janë kualifikuar për në 16-shen e fundit dhe u duhet vetëm një pikë në këtë lojë për të zënë vendin e parë në Grupin A.

– Skuadra e Julian Nagelsman-it shtatë golat pas dy ndeshjesh, asnjëherë nuk ka finalizuar kaq shumë një fazë grupesh të Kampionatit Europian. Ata janë vetëm skuadra e dytë në histori që shënon shtatë gola në dy ndeshjet e para të Kampionatit Europian, së bashku me Holandën në Euro 2008.

– Xhamal Musiala ka dy gola dhe ai synon të bëhet lojtari i parë gjerman që shënon në secilën nga tri ndeshjet hapëse të kombëtares së tij në turne madhor (Kupa e Botës/Euro) që nga Miroslav Klose në Kupën e Botës 2002.

– Kros kompletoi 124 pasime kundër Hungarisë, me Ksavi të vetmin mesfushor që ka kompletuar më shumë (127) në një ndeshje të Euros në histori. Në të njëjtën lojë, mesfushori regjistroi 43 pasime për të thyer vijën, të paktën 26 më shumë se çdo lojtar tjetër në lojë.

– Ky është kampionati i pestë Europian në të cilin Gjermania ka fituar dy ndeshjet e saj hapëse, pasi e ka bërë këtë në 1972, 1980, 1996 dhe 2012. “Pancerat” fitoi garën në tri nga ato katër turnetë e mëparshëm, duke dështuar vetëm në vitin 2012. Ata duken pretendentë seriozë këtë vit.

– Vetëm Kristiano Ronaldo ka shënuar në më shumë gola në turne ndërkombëtar se sulmuesi i Zvicrës Shaqiri, i cili tani ka finalizuar në secilin prej gjashtë turneve të fundit, duke përfshirë Kupën e Botës 2014 (Euro 2016, Kupa e Botës 2018, Euro 2020 , Kupa e Botës 2022, Euro 2024).

– Zvicra nuk e ka humbur ndeshjen e saj të fundit në grup në asnjë nga tetë paraqitjet e fundit në një turne të madh ndërkombëtar (5 fitore 3 barazime), e fundit duke e bërë këtë në Euro 2004 (3-1 kundër Francës).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat