Rikthim pas 13 vitesh

Futboll

Rikthim pas 13 vitesh

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 13:41
Aldo Teqja

Aldo Teqja do të jetë futbollisti më i ri i Dinamos. Portieri ka arritur akordin me klubin dhe së shpejti do të vijë firma në kontratë dhe zyrtarizimi në rrjete sociale.

Gardiani 29-vjeçar vjen as aventurës 1-vjeçare me Flamurtarin në Kategorinë e Parë ku luajti 29 ndeshje dhe mbajti 12 herë portën e paprekur.

Për të do të jetë një rikthim në kryeqytet ku më parë ka mbajtur veshur fanellën e Partizanit, por një rikthim edhe te Dinamo nga ku ka dalë si futbollist.

Blutë e kanë nisur merkaton me zhurmë ku afrimi i parë ishte Bruno Dita i cili rikthehet pas disa vitesh në Superiore. Teqja do të jetë firma e dytë, ndërsa të tjerë pritet të vijnë në javët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat