Broja afër largimit nga Chelsea

Futboll

Broja afër largimit nga Chelsea

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 12:16
Broja

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, pritshmëritë janë që Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë.

Në kolumnën e tij në “CaughtOffside”, Fabrizio Romano shpjegon tutje se për Brojën ka interesim nga një numër i madh klubesh, duke përfshirë Evertonin dhe Wolves nga Premier League, po ashtu edhe Stuttgartin nga Bundesliga.

Broja po ashtu ka qenë i lidhur edhe me një transferim tek AC Milan, por Romano i ka shuar ato thashetheme.

Chelsea nuk gjeti dot një vend për Brojën në ekipin e parë të sezonit të kaluar, kështu që do të ishte logjike që ta lejonin të largohet këtë verë, pasi sulmuesi shqiptar nuk arriti pritshmëritë as te Fulham si huazim.

 “Nuk ka ndonjë të re konkrete në situatën e Armando Brojës te Chelsea, por pritshmëritë janë që sulmuesi do të largohet përfundimisht nga Chelsea gjatë kësaj vere”, shkruajti Fabrizio Romano.

“Stuttgarti e pëlqen atë, po ashtu edhe Evertoni e Wolves, madje Evertoni janë shumë konkret për nënshkrimin e tij, por nuk ka diçka të avancuar ende”, shtoi ai

Broja mund të jetë një lojtar i rëndësishëm për klube si Everton dhe Wolves, por do të ishte interesante ta shohim atë edhe në Bundesliga tek Stuttgarti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat