Barcelona po e kërkon me ngulm, mësohet çmimi i Luis Diazit

Futboll

Barcelona po e kërkon me ngulm, mësohet çmimi i Luis Diazit

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 11:33
Luis Diazi

Është bërë e ditur tash e sa kohë se Barcelona do të synojë të nënshkruaj me një mesfushor dhe një sulmues krahu këtë verë.

Dy emrat që po përmendën për pozitën e sulmuesit janë Nico Williams dhe Luis Diaz.

Ky i pari një klauzolë lirimi prej 58 milionë eurosh dhe një kontratë valide deri në vitin 2026, ndërsa ky i fundit ka edhe tri vite kontratë me Liverpoolin.

Sidoqoftë, Mundo Deportivo raporton se Barcelona beson se Liverpooli do të jetë i gatshëm të bëjë biznes me ta për shumën e 60 milionë eurove.

Shpresat që Barcelona të nënshkruaj me reprezentuesin kolumbian këtë verë ekzistojnë vetëm në rast se ata shesin ndonjë prej yjeve të ekipit, përndryshe kjo lëvizje është e pamundur.

Një ndër emrat që përflitej për largim nga Barcelona ishte Raphinha, por braziliani në çdo dalje publike e kishte bërë të qartë se synimi i tij është të mbetet pjesë e blaugranasve.

Gjithçka pra varet nga fakti nëse Barcelona ia del ta bind Raphinhan të largohet, diçka pothuajse e pamundur për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat