Iordanescu: Me pak fat mund të kishim marrë një pikë

Futboll

Iordanescu: Me pak fat mund të kishim marrë një pikë

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 11:28
Edward Iordănescu

Trajneri i Rumanisë, Edward Iordănescu ka pranuar forcën e një skuadre si Belgjika e cila triumfoi me rezultatin 2-0, në të njëjtën kohë vlerëson dhe të tijtë, të cilët me pak fat mund të kishin marrë një pikë.

"Belgjika është një ekip me shumë cilësi, kanë shpejtësi, kanë eksplozivitet, fuqi. Janë një ekip i kompletuar, kandidatë për të fituar titullin. Ne kurrë nuk u dorëzuam, luftuam. Në pjesën e dytë ishim më mirë, me pak fat mund të kishim marrë një pikë”.

"Për sa i përket sfidave, ky ishte niveli më i lartë. Ne patëm një fillim të mirë të turneut, tani le të shohim se si do të përballemi me vështirësitë. Kemi nevojë për solidaritet dhe unitet”.

"Do ta analizojmë shumë me skuadrën.

Kemi pasur shumë duele në këtë ndeshje, ndryshe nga ndeshja e parë. Ne i kemi pasur shanset tona, gjithmonë do të përpiqemi të jemi më mirë dhe do të përpiqemi të përmirësohemi për të tretën. Unë kam besim të plotë te skuadra jonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat