Vëllai ganez Injaki, komplimente Nikos për spektaklin me Spanjën: Si në filma!

Futboll

Vëllai ganez Injaki, komplimente Nikos për spektaklin me Spanjën: Si në filma!

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 11:19
Niko Uilliams e Injaki Uilliams

Niko Uilliams ka qenë personazhi kryesor i mediave spanjolle, por dhe atyre europiane me paraqitjen brilante kundër Italisë, të enjten në mbrëmje.

Asiste, shtyllë dhe vendimtar në autogolin e Kalafiorit, Niko Uilliams ishte arma plus e Spanjës kundër “Azurrëve”.

Pa folur për sprintet e tij në krahun e majtë që bënë me dhembje koke Di Lorencon.

Paraqitja e jashtëzakonshme e yllit të Bilbaos nuk la lënë asnjë indiferent. Më pak akoma vëllain e tij Injaki Uilliams, i cili ka pasur vetëm fjalë të ëmbla në adresë të Nikos.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale ai ka treguar se ishte i mahnitur nga paraqitja e vëllait. “Çfarë paraqitje Niko, ishte tamam si nëpër filma”, komentoi Injaki Uilliams.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat