De Bruyne: Ja çfarë dua të bëj

Futboll

De Bruyne: Ja çfarë dua të bëj

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 11:14
Kevin De Bruyne

Kevin De Bruyne nuk ka menduar ende të tërhiqet nga kombëtarja e Belgjikës, siç zbuloi pas fitores së 2-0 kundër Rumanisë në Euro 2024.

Youri Tielemans shënoi në minutën e dytë përpara se De Bruyne të fiksonte shifrat në 2-0 në minutën e 80-të.

Kapiteni i Belgjikës, një nga mesfushorët më të mirë në botë, foli për të ardhmen e tij me kombëtaren pas ndeshjes.

“Nuk kam menduar nëse ky është fundi i karrierës sime ndërkombëtare.

Nuk më pëlqen të mendoj se kur do të tërhiqem apo të ardhmen time. Nuk kam vendosur se kur do ta përfundoj”.

De Bruyne shtoi: “Kam 10 vite që luaj në këtë skuadër dhe kam shumë njohuri për t’ua përcjellë lojtarëve më të rinj, por sinqerisht, nuk kam vendosur se kur do të tërhiqem”.

Djajtë e Kuq aktualisht janë të dytët në Grupin E me tre pikë pas dy ndeshjesh. Ata luajnë me Ukrainën në ndeshjen e tyre të fundit në grup të mërkurën (26 qershor).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat