Real Madridi identifikon kapitenin e ri të ekipit pas largimit të pashmangshëm të Nachos

Futboll

Real Madridi identifikon kapitenin e ri të ekipit pas largimit të pashmangshëm të Nachos

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 09:58
Kroati do të jetë kapiteni i parë ndërsa do të ndiqet nga dyshja e krahut të djathtë të mbrojtjes, Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez.

Të shtunën u zbulua se Nacho Fernandez ka vendosur të largohet nga Real Madridi pasi kontrata e tij të skadojë në fund të këtij muaji.

34-vjeçari është pajtuar me kushtet me ekipin e sapopromovuar në Superligën e Arabisë, Al-Qadsiah, ekip të cilit do t’i bashkohet pas përfundimit të Euro 2024.

Nacho është momentalisht kapiten i ekipit dhe natyrisht do ta lë atë rol vakant sapo të largohet.

Kapiteni i ardhshëm i “Los Blancos” është zbuluar tashmë dhe lojtari që do të mbajë shiritin do të jetë Luka Modric.

Kroati do të jetë kapiteni i parë ndërsa do të ndiqet nga dyshja e krahut të djathtë të mbrojtjes, Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez.

Pas këtyre tre lojtarëve renditet Federico Valverde, i përcjellur gjithashtu nga Thibaut Courtois dhe Vinicius Junior.

Do të jetë një nder i madh ky për Modricin që të jetë kapiten i Real Madridit, diçka totalisht e merituar pas 12 vitesh sakrificë si lojtar i tyre.

Ai do të shpresojë që sezonin e ardhshëm të fitojë sa më shumë trofe, njësoj siç bëri Nacho në sezonin 2023/2024, në atë që mund të jetë sezoni i fundit me fanellën e bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat