Nacho largohet nga Real-i

Futboll

Nacho largohet nga Real-i

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 00:12
Nacho Fernandez e Modriç

Nacho largohet nga Real-i!

Nacho Fernandez mbyll kapitullin e Real Madrid, me mbrojtësin spanjoll që do të transferohet në Arabinë Saudite.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, mbrojtësi kontrata e të cilit me Real-in skadon më 30 qershor 2024, kaloi vizitat mjekësore me Al-Qadsiah në fillim të kësaj jave.

Nacho do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin saudit, me 34-vjeçarin që është gati për të nisur një eksperiencë të re në Arabinë Saudite, ku do të jetë kundërshtar me ish-shokët e skuadrës, Ronaldon te Al-Nassr dhe Benzema-n te Al-Ittihad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat