Bernardo Silva: Të lumtur për fitoren ndaj Turqisë

Futboll

Bernardo Silva: Të lumtur për fitoren ndaj Turqisë

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 22:33
Portugalia

Pas triumfit 0-3 ndaj Turqisë dhe kualifikimit në raundin tjetër të EURO 2024, mesfushori i Portugalisë, Bernardo Silva u shpreh shumë i lumtur për këtë fitore.

Më tej, duke folur për mediet portugezi deklaroi se skuadra e tyre duhet ët vazhdojë të jetë e përqendruar.

“Ne dolëm në fushë shumë të përqendruar sepse donim tre pikët. Jemi shumë të lumtur me këtë fitore dhe për kalimin në raundin tjetër. Ne duhet të vazhdojmë të jemi shumë të përqendruar.

E rëndësishme ishte të fitonim. Ishte një ndeshje shumë e ndryshme nga ajo kundër Republikës Çeke”-deklaroi Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat