Zi në botën e futbollit

Futboll

Zi në botën e futbollit

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Zi në botën e futbollit, ish-futbollisti i Al-Nassr dhe familja e tij humbasin jetët nga sulmet izraelite në Palestinë!

Federata Palestineze e Futbollit, përmes kanaleve të saj zyrtare, njoftoi lajmin se një futbollist së bashku me familjen e tij kanë mbetur të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, të cilat po vazhdojnë që nga tetori i 2023-shit.

Futbollisti 28-vjeçar i Al Jazira, Ahmad Abu Al-Atta së bashku me gruan dhe fëmijët e tij mbetën të vrarë pas një sulmi ajror izraelit, teksa ndodhej në shtëpinë e tij.

Më herët 28-vjeçari që luante në rolin e sulmuesit ka qenë pjesë e Al-Nassr, skuadër në të cilën sot luan një emër si Cristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat