​Martinez për asistimin e Ronaldos: Duhet treguar në çdo akademi në Portugali dhe në botën e futbollit

Futboll

​Martinez për asistimin e Ronaldos: Duhet treguar në çdo akademi në Portugali dhe në botën e futbollit

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 22:04
Cristiano Ronaldo

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez nuk mundi ta fsheh kënaqësinë e tij për paraqitjen e sotme të Cristiano Ronaldos kundër Turqisë.

Portugalia e mposhti sot 3:0 Turqinë, fitore kjo e cila ia siguroi pozitën e liderit në grup si dhe biletën drejt 1/8-ës së finales së Kampionatit Evropian Euro 2024.

Ronaldo asistoi te goli i tretë i Portugalisë, i cili u shënua nga Bruno Fernandes.

E për këtë asistim, trajneri Martinez tha se “duhet treguar në çdo akademi në Portugali dhe në botën e futbollit”.

"Ne pamë diçka të jashtëzakonshme, për mua. Përballë portierit ia dha Bruno Fernandes. Është një shembull që duhet treguar në çdo akademi në Portugali dhe në botën e futbollit, sepse tregoi se skuadra është gjëja më e rëndësishme”, tha Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat