​Xavi Simons e informon PSG-në për vendimin e të ardhmes së tij

Futboll

​Xavi Simons e informon PSG-në për vendimin e të ardhmes së tij

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 21:39
Xavi Simons

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, Xavi Simons e ka informuar zyrtarisht Paris Saint-Germain për planin e tij për t'u larguar nga klubi këtë verë.

Detajet kryesore: do të jetë një lëvizje huazimi deri në qershor të vitit 2025, siç u përmend që nga muaji prill.

Bayern Munichu dhe RB Leipzig janë skuadrat që po përpiqen të nënshkruajnë me Xavi Simons.

Vendimi i yllit holandez do të vjen pas Kampionatit Evropian Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat