​Euro 2024: Formacionet zyrtare të Belgjikës dhe Rumanisë

Futboll

​Euro 2024: Formacionet zyrtare të Belgjikës dhe Rumanisë

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 20:19
Ilustrim

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “RheinEnergieStadion” i Koln do të jetë nikoqir i ndeshjes së Grupit E të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Belgjikës dhe Rumanisë.

Kombëtarja e Belgjikës e nisi me humbje Euro 2024 kundër Sllovakisë me shifrat 1:0, kurse Rumania në xhiron e parë e mposhti Ukrainën 3:0.

Momentalisht, Rumania kryeson Grupin E me tri pikë, aq sa kanë edhe Ukraina e Sllovakia në vendin e dytë dhe tretë – por me nga një ndeshje më shumë të zhvilluar, kurse Belgjika zë vendin e fundit me asnjë pikë.

Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin nëntor të vitit 2012, ku asokohe Rumania e mposhti Belgjikën 2:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy kombëtaret kanë publikuar formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.

Belgjika (3-4-3): Casteels; Vertonghen, Faes, Castagne; Theate, Onana, Tielemans, Doku; Lukebakio, Lukaku, De Bruyne

Rumania (4-1-4-1): Nita; Ratiu, Dragusin, Burca, Bancu; Marin; Man, Marin, Stanciu, Mihaila; Dragus

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat