​Rafael Leao pezullohet, bën diçka të pabesueshme në Euro 2024

Futboll

​Rafael Leao pezullohet, bën diçka të pabesueshme në Euro 2024

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 19:54
​Rafael Leao

Rafael Leao po lë gjurmë në EURO 2024, por jo ashtu siç synonte, pasi ylli i Milanit është pezulluar pas dy kartonëve të verdhë për simulim duke luajtur për Portugalinë.

Anësori kishte shpresuar të tregonte se çfarë është në gjendje të bëjë në turneun në Gjermani, por deri më tani paraqitjet e tij kanë qenë të dukshme vetëm për gjyqtarët në mënyrën e gabuar.

Atij iu dha kartoni i verdhë për simulim në fitoren hapëse ndaj Çekisë, pastaj sërish në ndeshjen e sotme kundër Turqisë. Akoma më e pabesueshme, të dy kartonët u shfaqën në minutën e 39’ të lojës.

Kjo do të thotë se me dy ndëshkime në ndeshjet hapëse, Rafael Leao tani do të pezullohet për ndeshjen e tretë dhe të fundit të grupit, kur Portugalia të luajë me Gjeorgjinë e Kvicha Kvaratskhelia më 26 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat