E përditshmja “Marca” thur elozhe për mesfushorin

Futboll

E përditshmja “Marca” thur elozhe për mesfushorin

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 18:34
Asllani

Epitetin ia ka vënë vërtet shumë të bukur. Kristjan Asllani cilësohet si “mister catering” nga e përditshmja spanjolle “Marca”, e cila gjurmën edhe mediat italiane kur vjen puna për yjet e kombëtares shqiptare.

“Marca” i referohet një mediaje në Apenine, të quajtur “Cronache di spoliatoio”, pra “kronika nga dhoma e zhveshjes”. “Mister Catering”, Asllani cilësohet sepse është njeriu që lidh lojën e “kuqezinjve”, një lloj organizatori, edhe pse më pranë mbrojtjes si pozicion sesa sulmit.

Gazeta madrilene thekson faktin se shqiptari 21-vjeçar ka luajtur 13 ndeshje për Inter ka shënuar 2 gola, ka dhënë 2 asistë, ndërsa kartoni i tij dy vjet më parë u mor për 10 milionë euro. Nuk janë shifrat që shpenzon Real Madrid apo Barcelona, por të veshësh fanellën “zikaltër” e të luash në “San Siro”, do të thotë diçka.

Asllani pritet të jetë në fushë kundër Spanjës, këtë të hënë në Euro 2024, dhe “Marca” i referohet fjalëve të trajnerit të Shqipërisë, Sylvinho që thotë se lojtari është rritur shumë dhe është shumë I fortë nga ana “mendore”.

E përditshmja spanjolle thekson se Kristjani dhe shokët e tij ëndërrojnë një fitore ndaj “iberikëve” dhe kualifikimin për në të tetat e finaleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat