Një mbrojtës mungon në stërvitjen e kuqezinjve

Futboll

Një mbrojtës mungon në stërvitjen e kuqezinjve

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 18:00
Pamje nga stërvitja

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zbritur vazhduar sot në fushën stërvitore të kompleksit në Kaiserau, stërvitjen për të përgatitur ndeshjen e tretë në grup në Euro 2024 ndaj Spanjës.

Trajneri Silvinjo ka bërë punë në grupe me futbollistët, duke punuar sipas reparteve për detyrat përkatëse që kishin lojtarët në fushë, teksa kishte thuajse të gjithë grupin e plotë.

Mungesa e vetme në stërvitje sot ishte ajo e qendërmbrojtësit Enea Mihaj.

Ky i fundit ka një ngarkesë muskulore dhe është lënë pushim nga stafi i kombëtares, por pritet që të jetë nesër i gatshëm për stërvitje dhe normalisht për ndeshjen e të hënës ndaj spanjollëve që kryesojnë grupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat