Portugalia deklason Turqinë

Futboll

Portugalia deklason Turqinë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 qershor 2024 Në ora: 18:00 Përditësuar në ora: 19:48 më 22.06.2024
Portugalia feston

Portugalia lider i grupit

Portugalia me lehtësi e ka mposhtur Turqinë me rezultat 3:0, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit F në Kampionatin Evropian në futboll.

Portugalia ka siguruar kalimin në të tetën e finales, ndërsa Turqia tani nuk e ka qetësinë pas kësaj humbje.

Në minutën e 22-të, Bernardo Silva nga afërsia ka dërguar goditje të fortë duke shënuar për 1:0.

Turqia - Portugalia 0:3

Shënies: Silva (22'), Akaydin (29'-autogol), Fernandes (56').

Kartona të verdhë: Bardakci, Akaydin, Celik - Leao, Palhinha.

Turqia: Bayindir - Celik, Akaydin (Demiral 79'), Bardakci, Kadioglu - Calhanoglu, Ayhan (Yuksek 59'), Akgün (Gule 70'), Kökcü (Yazici 46'(, Aktürkoglu (Yildiz  59') - Yilmaz.

Portugalia: Diogo Costa - Joao Cancelo (Semedo 65'), Ruben Dias, Pepe (Antonio Silva 83'), Nuno Mendes - Joao Palhinha (Neves 46'), Bruno Fernandes, Vitinha (Neves  88') - Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Rafael Leao (Neto 46').

Në minutën e 29-të, Gabim trashanik, Samet Akaydin duke tentuar ta kthejë topin deri të portieri, për fat të keq të tij, nuk e ka vërejtur si duhet dhe ka shënuar autogol, 2:0.

Në minutën e 31-të, Kerem Akturkoglu depërtoi bukur por goditja e tij nga afërsia mezi u ndal nga portieri portugez.

Cristiano Ronaldo në minutën e 56-të nuk u tregua egoist, asistoi deri të Bruno Fernandes  he ky shënoi për 3:0.

Portugalia kryeson me 6 pikë, pasojnë Turqia me 3, Çekia renditet në vend të tretë me 1 pikë sa ka edhe Gjeorgjia në fund.

Më 26 qershor do të takohen: Gjeorgjia - Portugalia (21.00) e Çekia - Turqia.

Portugalia fiton bindshëm

(E plotësuar) - 90' Minuta e fundit.

86' Ndeshja po shkon drejt fundit.

83' Lojë e bukur er Portugalisë.

Turqia - Portugalia 0:3

Shënies: Silva (22'), Akaydin (29'-autogol), Fernandes (56').

Kartona të verdhë: Bardakci, Akaydin, Celik - Leao, Palhinha.

Turqia: Bayindir - Celik, Akaydin (Demiral 79'), Bardakci, Kadioglu - Calhanoglu, Ayhan (Yuksek 59'), Akgün (Gule 70'), Kökcü (Yazici 46'(, Aktürkoglu (Yildiz  59') - Yilmaz.

Portugalia: Diogo Costa - Joao Cancelo (Semedo 65'), Ruben Dias, Pepe (Antonio Silva 83'), Nuno Mendes - Joao Palhinha (Neves 46'), Bruno Fernandes, Vitinha (Neves  88') - Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Rafael Leao (Neto 46').

77' Ronaldo po tregon lojë të mirë.

68' Lojë e bukur.

65' Pak shpesa për turqit.

62' Portugalia e ka qetësinë.

56' Cristiano Ronaldo nuk u tregua egoist, asistoi deri të Bruno Fernandes dhe ky shënoi për 3:0.

50' Lojë me ritëm.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

44' Minuta e fundit e pjesës së parë.

41' lojë me nerva.

37' Ronaldo gjuan mbi portë.34' Lojë e fortë.

31' Kerem Akturkoglu depërtoi bukur por goditja e tij nga afërsia mezi u ndal nga portieri portugez.

29’ Gabim trashanik, Samet Akaydin duke tentuar ta kthejë topin deri të portieri, ai nuk e ka vërejtur si duhet dhe ka shënuar autogol, 2:0.

28' Turqia ka presionin.

25' Lojë e hapur.22' Bernardo Silva nga afërsia ka dërguar goditje të fortë duke shënuar për 1:0.

20' Lojë me rivalitet.

17' Ende pa gola.

12' Leao e Ronaldo - të rrezikshëm.

9' Edhe Turqia po tregon lojë të mirë.5' Portugalia më sulmuese.

2' Ronaldo kërcënon portën e rivalit.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Turqia në presion të Portugalisë

Sfida më interesante e ditës së sotme do të jetë padyshim ajo mes Turqisë dhe Portugalisë, dy skuadrave që luftojnë për të siguruar kryesimin në Grupin F të Euro 2024. Në situatën aktuale, kush fiton merr vendin e parë në grup me një short në letër më të favorshëm në fazën me kualifikim direkt.

Të dy ekipet kanë fituar jo pa vështirësi sfidat e para, por duke shfaqur një lojë mjaft ofensive, ndaj për të gjithë do të jetë një ndeshje për t’u shijuar me yje në radhët e të dy ekipeve.

Bie në sy se të Portugalia, Cristiano Ronaldo është përsëri në majën e sulmit, i mbështetur nga Rafael Leao, edhe pse kjo dyshe nuk ishte në formën më të mirë të mundshme në duelin e parë ndaj çekëve.

FORMACIONET ZYRTARE

TURQI (4-3-3): Bajindir; Ccelik, Akajdin, Bardakcci, Kadioglu; Kokccu, Ccalhanollu, Ajhan; Akgun, Jillmaz, Akturkoglu.
Trajner: V. Montela.

PORTUGALI (4-3-3): Diogo Kosta; Zhoao Kanselo, Ruben Dias, Pepe, Nunjo Mendesh; Vitinja, Zhoao Palinja, Bruno Fernandes; Bernardo Silva, Kristiano Ronaldo, Rafael Leao.
Trajner: R. Martinez..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat