Kili zhgënjen

Futboll

Kili zhgënjen

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 16:16
Pamje nga ndeshja

Peruja dhe Kili barazuan pa gola në ndeshjen e tyre të parë të Copa America.

Dy skuadrat e grupit A, nuk arritën që të gjejnë rrugën e rrjetës, duke e nisur me nga një pikë aventurën e tyre në kometicionin më të rëndësishëm në “tokën e premtuar”. Peruja ishte më kërkuese, sidomos në pjesën e parë duke ngacmuar më tepër në portën e Kilit, por Navas ishte i vëmendshëm duke ndalur çdo manovër të kundërshtarëve.

Në pjesën e dytë Kili reagoi, por pa arritur që të kërcënojë seriozisht Perunë.

Nga një pikë për të dyja këto skuadra që ndodhen në grup me Argjentinën dhe Kanadanë. Ndeshja e radhës për Perunë do të jetë me kanadezët në datën 26, ndërsa në të njëjtën datë Kili do të sfidojë Argjentinën e Leo Mesit.

Kupa e Amerikës do zhvillohet në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Sipas formatit, dy skuadrat e renditra të parat në katër grupet respektive do të kalojnë në fazën me eliminim direkt. Ndër skuadrat favorite janë Argjentina që e fitoi ndeshjen e  parë dhe Brazili që pozicionohet në grupin D, me Paraguain, Kolumbinë dhe Kosta Rikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat