Dumfries: Nuk e pengova Maignan

Futboll

Dumfries: Nuk e pengova Maignan

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 15:39
Pamje nga ndeshja

Holanda dhe Franca e mbyllën në një barazim pa gola ndeshjen e dytë të Grupit D, teksa “tulipanëve” mund t’ju mbetet peng një gol i anuluar në pjesën e dytë. Xavi Simons gjeti rrugën e rrjetës, por Dumfries ishte në rrezen e portierit Maignan dhe pas ndërhyrjes së sistemit VAR, goli u anulua.

Mirëpo, kundër këtij vendimi del plotësisht mbrojtësi i Inter i cili theksoi se VAR u vonua shumë për të marrë një vendim ndërsa shtoi se ai nuk ishte në rrezen e portierit Maignan.

“Është një mëkat që u anulua ai gol. Unë në fakt isha afër portierit, por nuk isha në rrezen e tij. Nuk e kam penguar. Megjithatë, në fund morëm një rezultat pozitiv, ne e dimë mirë forcën që kemi si skuadër. E vetmja notë negative është se nuk morëm vendimin e duhur në pasimet e fundit”, u shpreh Dumfries.

Pas dy ndeshjesh në Grupin D, Holanda mban kreun me katër pikë, aq sa edhe Franca teksa në ndeshjen e fundit “tulipanët” do të përballen me Austrinë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat