“Ylli” i Spanjës drejt Bayernit

Futboll

“Ylli” i Spanjës drejt Bayernit

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 13:37
Pamje nga një ndeshje

Nico Williams mbylli një sezon fantastik me Athletic Bilbaon, ndërkohë që po performon shumë mirë edhe me kombëtaren e Spanjës në Euro 2024. Sidomos në duelin ndaj Italisë ishte i papërmbajtshëm.

21-vjeçari i linjës së majtë të sulmit, ka përfunduar në shënjestrën e Bayern Munich. Kampionët e Gjermanisë e pëlqejnë shumë dhe kanë nisur bisedimet me homologët baskë.

Williams ka një klauzolë shitjeje prej 55 mln eurosh, shumë që rekordmenët e futbollit gjerman janë gati ta paguajnë.

Edhe trajneri Vincent Kompany ka një simpati të madhe për sulmuesin bask dhe u ka kërkuar drejtuesve të klubit t’ia sjellin në skuadër.

Për Williams ka interesim të madh edhe nga Premier League, por Bayerni kërkon ta mbyllë sa më shpejt blerjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat