Mbrojtësi i Francës: Tani të kapim vendin e parë

Futboll

Mbrojtësi i Francës: Tani të kapim vendin e parë

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 13:00
Dajot Upamekanon

Nuk ishte ndeshja më e lehtë për Dajot Upamekanon, por puna e përbashkët me kolegun e repartit (Saliba), dha frytet e saj.

Teksa komentoi për “TF1” barazimin me Holandës, mbrojtësi i Bajernit theksoi: “E dinim se ndeshja do të ishte shumë e luftuar, dhe në fakt e tillë ishte. Patëm rastet tona, por edhe holandezët ishin të rrezikshëm në disa raste.

Jemi penalizuar nga gabimet tona në disa raste, megjithatë nuk është një paraqitje për t’u hedhur tutje, pavarësisht se e dimë që mund të bëjmë më mirë”.

Pas katër ditësh, “Gjelat” do të luajnë kundër Polonisë, ndeshjen e fundit për grupin dhe me një fitore mund të sigurojnë vendin e parë në grup.

Kjo është një arsye më shumë që pika e djeshme vlerësohet nga Upamekano, i cili në deklaratën e tij shtoi: “Mund të them se deri diku jam i kënaqur me këtë pikë që morëm, pasi na mban në garë për kreun e grupit dhe kualifikimin, që është gjëja më e rëndësishme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat