E konfirmojnë edhe në Korenë e Jugut

Futboll

E konfirmojnë edhe në Korenë e Jugut

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 12:23
Asani e Gjimshiti

La Liga është e ardhmja e Jasir Asanit. Sulmuesi i djathtë i kombëtares shqiptare, do të largohet nga koreanët e Gwangju pas përfundimit të Euro 2024.

29-vjeçari shqiptar nga Shkupi, siç njoftoi SuperSport gjatë vitit të kaluar, ka arritur marrëveshjen me Las Palmas.

Ekip që garon në elitën e futbollit iberik.

AS raporton se bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare, me përfaqësuesit e Asanit që kanë gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Las Palmasit.

Edhe shtypi sportiv në Korenë e Jugut konfirmon gjithçka, duke raportuar se kalimi i shqiptari në Spanjë do të ndodhë pas përfundimit të Europianit.

Asani numëron 16 ndeshje me kombëtaren shqiptare, teksa në 4 raste ka dërguar topin në rrjetat kundërshtare falë goditjeve të tij mjeshtërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat