Zviceranët me pyetje interesante rreth Xherdan Shaqirit

Futboll

Zviceranët me pyetje interesante rreth Xherdan Shaqirit

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 11:38
Shaqiri e Vargas

Xherdan Shaqiri ishte figura kyçe e Zvicrës me golin e tij magjik ndaj Skocisë. Ai madje vendosi rekorde të shumta me atë gol.

Popullit zviceran po ashtu iu shtua kureshtja rreth Shaqirit, dhe këtë e tregojnë kërkimet e tyre në “Google” gjatë ndeshjes.

Sipas “Google”, pyetja “Sa është i gjatë Xherdan Shaqiri?” u rrit në përqindje më shumë në krahasim me kërkesat tjera në “Google”.

Për mos t’ua lënë pikë, sipas “FIFA”, Xherdan Shaqiri është 1.69 metra i gjatë.

Por kush është më i kërkuari në “Google”, që zviceranët u janë vënë pas, që nga nisja e Kampionatit Europian?

Është Kylian Mbappe, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo.

Në vendin e tretë është Kwadwo Duah, i cili ishte në 11-shën e parë startuese ndaj Hungarisë, madje duke shënuar gol. I katërti në listë është Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat