Southgate thekson vështirësitë e Anglisë

Futboll

Southgate thekson vështirësitë e Anglisë

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 11:33
Gareth Southgate

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka bërë me dije dy elemente kyçe, që tregojnë pse “Tre Luanët” po luajnë më dobët në “EURO 2024”.

Anglia e nisi kampanjën në Gjermani me një fitore prej 1-0 ndaj Serbisë, megjithatë, në ndeshjen e dytë të grupit, anglezët mezi e morën një pikë ndaj Danimarkës.

Derisa Anglia është në rrugë të mirë të sigurojë kualifikimin në fazën tjetër, performanca e tyre nën nivel, ka ngritur kritika nga opinioni.

Trajneri Southgate ka qenë i hapur për vështirësitë e ekipit të tij në “EURO 2024”, duke thënë se Harry Kane dhe të tjetrët po kanë probleme fizike, dhe kjo po i parandalon ata t’i përshtaten taktikave të tij. Ai gjithashtu i ‘urdhëroi’ lojtarët e tij të mbajnë më shumë topin dhe të diktojnë ndeshjen.

“Nuk po bëjmë presion mirë, me intenzitetin e duhur. Ne jemi të limituar për ta bërë atë si duhet, pasi kemi probleme fizike. Duhet ta mbajmë topin më shumë që të kemi më shumë kontroll të lojës”, tha ai në një paraqitje mediale.

Anglia rikthehet në aksion të martën me ndeshjen e fundit të grupit ndaj Sllovenisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat