Protestojnë te Holanda: Dumfries nuk e shqetëson Maignan

Futboll

Protestojnë te Holanda: Dumfries nuk e shqetëson Maignan

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Holanda bëri mjaft mirë përballë Francës, takim që mund ta fitonte nëse nuk do të anulohej goli i Xavi Simons në pjesën e dytë.

Klasikja europiane e grupit D u mbyll në barazim të bardhë pa gola, ndërkohë që Ronald Koemann u ndal te goli i anuluar në deklaratën pas ndeshjes.

Interisti Dumfries ishte në pozicion të parregullt, madje ishte në rrezen e portierit kundërshtar, me VAR-in që anuloi golin.

Trajneri i kombëtares holandeze nuk është dakord me interpretimin që iu bë atij rasti, edhe pse e pranon se anësori i djathtë nuk ishte në pozicion të rregullt.

“Jam dakord që Dumfries ishte në pozicion të parregullt, kjo është e vërtetë. Por ai nuk e shqetëson fare Maignan.

Dhe kur ndodh kështu, atëherë unë mendoj se bëhet fjalë për një gol të rregullt…

Kaq e vështirë ishte sa arbitrave iu deshën 5 minuta për të vendosur nëse ishte apo jo gol i rregullt?

Nuk arrij ta kuptoj. E përsëris: lojtari ynë nuk e shqetëson fare portierin francez”, theksoi tekniku i tulipanëve.

Holanda ndaj vendin e parë me Francën me nga 4 pikë. Më pas vjen Austria me 3 dhe Polonia me 0.

Dueli i radhës për holandezët është kundër Austrisë së rrezikshme të Ralf Rangnick, takim që nuk duhet humbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat