Klubet e Serie A bëjnë gati “çekun” për Mario Mitajn

Futboll

Klubet e Serie A bëjnë gati “çekun” për Mario Mitajn

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 11:02
Mario Mitaj

Mario Mitaj padiskutim është një nga talentet e kombëtares shqiptare. Mbrojtësi i majtë pavarësisht moshës së re ia ka dalë të fitojë një fanellë titullari te kuqezinjtë, madje të jetë i “paprekshëm” në 11-tëshen e Sylvinhos.

Paraqitjet e tij sigurisht kanë “çmendur” ekipet “big” dhe në Serie A janë mbi 3 skuadra që kërkojnë 20-vjeçarin. Mitaj aktualisht është pjesë e Lokomotivës së Moskës, me të cilët ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.

Në këto kushte skuadra ruse duke para interesimet për Mitaj është gati të mbushë arkat me shitjen e tij. Ekipe si Juventusi, Lazio apo Bologna kanë mësuar edhe çmimin që kërkon Lokomotiva për shërbimet e 20-vjeçarit.

Çdo ekip që dëshiron transferimin e mbrojtësit duhet të bëjë gati “çekun” prej 10 milionë eurosh. Shifër kjo që sigurisht nuk shihet të jetë problem për skuadrat italiane dhe gjatë kësaj merkatoje mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e shqiptarit. Pavarësisht gjithçkaje, një gjë është e sigurtë se e ardhmja e Mitajt do të jetë e ndritur dhe se 20-vjeçari do të jetë një lider i padiksutueshëm kudo, pasi luan si një veteran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat