Ylli i Interit dhe talenti francez i Premier League, Bayerni pranë dy goditjeve të bujshme në merkato

Futboll

Ylli i Interit dhe talenti francez i Premier League, Bayerni pranë dy goditjeve të bujshme në merkato

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 09:14
Interi

Duket se Bayern Munchen është duke kryer një revolucion në skuadër dhe kjo gjë nisi që pas konfirmimit në stol të Vincent Kompany.

Pas japonezit Ito, “rekordmenët” duken shumë pranë dhe dy transferimeve të tjera.

I pari është talenti francez i Premier League, Michael Olise. Ylli i Crystal Palace ishte në bisedime të vazhdueshme me Chelsean, por në momentin e fundit, ai duket se ka zgjedhur të transferohet në Gjermani.

Emri i dytë është akoma dhe më i bujshëm. Bëhet fjalë për Hakan Calhanoglu. Sipas prestigjiozes “Bild”, Bayerni po bën gati një ofertë prej 50 milionë eurosh për te bindur Interin, teksa mediat turke theksojnë se ai kërkon largimin nga zikaltrit. Gjithsesi mesfushori turk duket i përqendruar vetëm te Europiani i Gjermanisë, teksa vendimin për te ardhmen pritet ta marrë pas këtij kompeticioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat