Futbollisti ndahet me Detonitin

Futboll

Futbollisti ndahet me Detonitin

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 00:34
Pamje nga një ndeshje

Mesfushori defensiv, Jusuf Aliu, ka përfunduar aventurën e tij te Detonit nga Radovishi.

“Dëshiroj që të njoftoj se marreveshja ime me Detonit Plackovica ka perfunduar.

Objektivi ishte që të ngjitemi në Iigën e parë, por nu ia dolëm në ndeshjen e barazhit. Falënderoj ata që na mbështeten gjatë këtij edicioni”, tha Aliu.

Kujtojmë që, 23 vjecari, Jusuf Aliu ishte njëri ndër futbollistët më meritor që Detonit luajti në barazh. Ai realizoi dy gola dhe katër asiste.

Aliu gjatë karrierës së tij ka luajtur për Besën e Dobërdollit, Teteksin, GFK Ohrid, KF Vëllazërimi, ndërsa ka edhe nëntë ndeshje në Ligën e Parë me FC Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat