Calhanoglu përfundon në “radarët” e Bayern Munih

Futboll

Calhanoglu përfundon në “radarët” e Bayern Munih

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 00:09
Hakan Calhanoglu

Emër i ri për mesfushën e Bayern Munih, duke luftuar me një revolucion të vërtetë pas vitit të fundit, shumë zhgënjyes, që i pa bavarezët të përfundonin në vendin e tretë në Bundesligë.

Objektivi, sipas asaj që zbulon “Bild”, është “regjisori” i mesfushës së Interit, Hakan Calhanoglu, i freskët nga një super sezon me zikaltrit dhe i lidhur me skuadrën milaneze deri në vitin 2027.

Vlen të theksohet se ata bënë një vizitë këtë javë në selinë e zikaltërve. Dy ndërmjetës tregu me shumë kontakte në Gjermani si Branchini dhe Petralito janë “kumbarët” e kësaj lëvizjeje hipotetike.

Po flasim për mesfushorin më të mirë të Serie A (2023-2024), me 13 gola dhe 3 asiste.

Turku mposhti konkurrencën e Theo Koopmeiners të Atalantës dhe Christian Pulisic të Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat