Rekordmeni i Partizanit në Europë

Futboll

Rekordmeni i Partizanit në Europë

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 23:29
Tedi Cara

Tedi Cara falë aftësive të tij dhe viteve që numëron te Partizani ka arritur të “shkërmoqë” thuajse çdo rekord të pas viteve 2000. Kavajasi vijon të jetë i kuq dhe të ndjekë rekorde të tjera, që në këtë rast nuk mbeten vetëm në kufijtë e klubit të Partizanit.

Kavajasi shpërtheu vjet në Europë, duke e çuar në plot 8 gola rekordin e tij në ndeshjet ndërkombëtare.

Sulmuesi me këtë shifër ka mbërthyer tashmë rekordin si shënuesi më i mirë i historisë së Partizanit në Europë, teksa tashmë ka shënjestruar një legjendë bardheblu, Indrit Fortuzin.

Ky i fundit numëron 10 gola në arenat europiane si pjesë e klubeve shqiptare dhe mban rekordin si shënuesi më i mirë i skuadrave të Superiores në kompeticionet europiane.

Që në ndeshjen kundër Marsakslok, kavajasi do të përpiqet të ndihmojë ekipin me gola, por edhe të arrijë një legjendë si “Zogu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat