Lajme të mira për kuqezinjtë

Futboll

Lajme të mira për kuqezinjtë

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 23:16
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë një shqetësim më pak në ndeshjen e fundit në grup ndaj Spanjës që luhet të hënën. Iberikët, kryesues dhe zyrtarisht të parët në grup, do u mungojë një sulmues për shkak dëmtimi, përveç Rodrit që është i pezulluar për kartonë.

Federata Spanjolle ka bërë të ditur për mediat vendase se Ajoze Perez, sulmuesi i Betisit, ka pësuar një zgjatje muskulore gjatë takimit kundër Italisë dhe nuk do të jetë i gatshëm për duelin ndaj kuqezinjve.

Perez debutoi në minutën e 78 të sfidës ndaj Italisë, duke hyrë në fushë në vend të Inaki Uilliams dhe krijoi menjëherë dy raste të rrezikshme para portës së Donarumës.

Por ai ndjeu shqetësime në këmbë sot dhe mungoi në stërvitje, teksa testet mjekësore më pas konfirmuan dëmtimin gjatë pasdites së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat