Sa kritika për barazimin me Danimarkën

Futboll

Sa kritika për barazimin me Danimarkën

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 23:13
Gareth Southgate

Sigurisht jo një Angli brilante u pa të enjten, në ndeshjen e dytë të saj në “Euro 2024”. “Tre Luanët” nuk shkuan përtej barazimit 1-1 ndaj Danimarkës, por pavarësisht rezultatit, e gjithë performanca nuk ishte bindëse për askënd.

Nisur nga shtypi anglez, i cili nuk kurseu kritikat pas kësaj paraqitje të keqe të Bellingham dhe shokëve të tij. “Anglia është në prag të krizës dhe Southgate duket se nuk ka zgjidhje”, – shkruan sot “The Telegraph”.

Është pikërisht Gareth Southgate, ai që po kryqëzojnë mediat britanike. Madje, i njëjti tabloid shkruan se “duket se i ka ardhur fundi i ciklit të trajnerit të Anglisë, pasi ndjen e fortë se do të jetë pre e lehtë e një kombëtareje të madhe sapo të takohet me të në këtë Kampionat Europian”. 

Anglia, pas këtij barazimi cilësohet si një kombëtare që po përkeqësohet, pavarësisht talenteve të shumta në skuadër.

Në fund të ndeshjes me Danimarkën, Gareth Southgate u shpreh kështu: “Është e qartë se nuk shkoi aq mirë sa shpresonim. Për momentin nuk po e shfrytëzojmë mjaftueshëm posedimin e topit, duhet të shfaqim nivel tjetër.

Duhet t’i presim kundërshtarët tanë më mirë se e kemi bërë në këto dy ndeshje.

Për momentin nuk po luajmë aq mirë sa do të donim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat