Daliç: Problemi ynë? Çdo top i kundërshtarëve shkon në rrjetë!

Futboll

Daliç: Problemi ynë? Çdo top i kundërshtarëve shkon në rrjetë!

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 22:26
Zlatko Daliç

Kroacia dhe Zlatko Daliç po përgatisin ndeshjen e fundit të Grupit B ndaj Italisë, aty ku ballkanasve për të kaluar më tej iu duhet vetëm tre pikëshi.

Në konferencë për shtyp, tekniku i kroatëve theksoi se ndaj axurrëve do të futen në fushë me idenë për të luftuar dhe për të dhënë gjithçka ndërsa ndër të tjera shtoi se problem i skuadrës së tij këtë Europian, është se çdo top i kundërshtarëve përfundon në rrjetë.

“Kemi mësuar të pranojmë edhe kritikat, ashtu si elozhet, pavarësisht se në shtatë vitet e mia si trajner ka pasur shumë suksese. Megjithatë, për mua nuk ka probleme, unë marrë përgjegjësitë e mia dhe vazhdoj përpara.

Jam i ndërgjegjshëm se kur marrim medalje, unë nuk kam rëndësi dhe e di se kur ndodh e kundërta vendosëm në shënjestër. Ndeshja ndaj Italisë për ne është gjithçka, fitorja na mban në kompeticion ndërsa humbja na nxjerr jashtë historisë.

Problemi është se tashmë çdo goditje e kundërshtarit po përfundon në rrjetë”, u shpreh Daliç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat