Mesfushori italian i sinqertë: Spanja shumë lart

Futboll

Mesfushori italian i sinqertë: Spanja shumë lart

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 17:14
Pamje nga ndeshja

Italia vuajti shumë përballë Spanjës, takim që e humbi vetëm 1-0 për shkak të pritjeve të shumta vendimtare të Gigio Donnarummës.

Bryan Cristante, pjesë e Romës në Serie A, pranon dominimin dhe superioritetin iberik, ndërkohë që tenton të karikojë shokët në lidhje me “finalen” ndaj Kroacisë.

“Spanja na vuri poshtë dhe e meritoi fitoren.

Nuk po mundnim të riniseshim, kjo për meritë të spanjollëve, të cilët zhvilluan një ndeshje të madhe. Ata kështu janë, ta ‘nxijnë jetën’ me qarkullimin e topit.

“Të bëjmë historinë ndaj Spanjës”, Manaj: T’i gëzojmë gjithë shqiptarët

Dhe kur arrin ta rikuperosh topin je shumë i lodhur për t’u nisur në kundërsulm. Gjithsesi, ne kemi edhe një ndeshje tjetër. Kroacia është e fortë, por të fortë jemi dhe ne.

Objektivi ynë është kualifikimi, por duhet ta analizojmë mirë ndeshjen me Spanjën. Çështja e kualifikimit është në dorën tonë, duam të rikthehemi të fitorja”, deklaroi mesfushori italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat