Williams: Kemi ardhur në Gjermani për të fituar Euron

Futboll

Williams: Kemi ardhur në Gjermani për të fituar Euron

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 16:22
Nico Williams

Në Spanjë e krahasojnë me një tren dhe ndosh ta bëjnë mirë, sepse Nico Williams ka qenë si i tillë në suksesin 1-0 të “La Roja”-s kundër Italisë të enjten në mbrëmje në Gelsenkirshen. Sulmuesi i Bilbaos ka shkëlqyer, duke u përzgjedhur dhe si lojtari i ndeshjes.

Ai ka bërë me dhembje koke Spaletin dhe të gjithë mbrojtjen e tij. Vetëm shtylla ia ka mohuar golin sulmuesit 22 vjeçar.

Duke folur pas ndeshjes ai është shprehur:

“Jam shumë i lumtur. Ishte një ndeshje e shkëlqyer në të cilën të gjithë punuam si kafshë.

Ne treguam se duam të bëjmë diçka të madhe në këtë Europian”. “Luani” i ri e nisi aksionin që përfundoi në autogolin e qendrës Kalafiori në minutën e 55-të dhe u bë një makth i vërtetë për mbrojtësit italianë me veprimet e tij të vazhdueshme në korsinë e majtë.

Jam i vetëdijshëm se kjo është një vitrinë e shkëlqyer, por jam i fokusuar vetëm në një turne sa më të mirë. Jam shumë i lumtur dhe kjo u shkon të  gjithë njerëzve që më kanë besuar.

Të jesh lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Italisë është një ëndërr”, shtoi ai në konferencën e tij për shtyp pas marrjes së çmimit nga UEFA. Në lidhje me ndeshjen kundër “axurrëve”, Uilliams komentoi: “E dinim që ndeshja do të ishte shumë e vështirë. Italia është një ekip që bashkohet shumë mirë.

Ne dominuam në të gjitha linjat, Italia është një ekip i shkëlqyer, por ne luajtëm shumë mirë dhe e merituam plotësisht”, nënvizoi ai. Niko gjithashtu ka treguar se çfarë i kishte kërkuar para ndeshjes trajneri De la Fuente. “Trajneri më kërkoi të përballesha një kundër një mbrojtësit italianë dhe unë kam mundur ta tregoj këtë. Mendoj se është performanca ime më e plotë me Spanjën dhe shpresoj të vazhdoj kështu dhe të jem në gjendje ta ndihmoj ekipin sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat