Një tjetër futbollist i ka thënë lamtumirë Burrelit

Futboll

Një tjetër futbollist i ka thënë lamtumirë Burrelit

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 15:53
Pamje nga një ndeshje

Një tjetër futbollist i ka thënë lamtumirë Burrelit.

Ka qenë radha e  mesfushori Donald Kurbneshi për t’u ndarë përfundimisht me skuadrën e vendlindjes së tij.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, 27-vjeçari pohoi se është koha për të provuar një eksperiencë të re.

“Tani jam futbollist i lirë. Largimi nga Burreli është shoqëruar edhe me disa interesime nga skuadra të ndryshme në vend, ku padyshim do të zgjedh më të mirën. Kam kohën e mjaftueshme për të shqyrtuar çdo ofertë dhe për të hedhur hapin final. 

Aktivizimi me Burrelin ishte një eksperiencë që do të më shërbejë në vazhdimësi”, u shprehet mes të tjerash mesfushori.

Në sezonin e fundit Kurbneshi u aktivizua në 28 ndeshje me 1392 minuta në fushë, ku shënoi edhe një gol, atë kundër Tomorit në “Liri Ballabani” në fazën e dytë, që pati vlerën e tri pikëve. Në ditët në vazhdim priten zhvillime interesante në skuadrën matjane, që ndryshe nga vitet e kaluara, projektin për ndërtimin e skuadrës për edicionin e ri do të nisë më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat