Godet Juventus

Futboll

Godet Juventus

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 15:41
Logo e Juves

Juventus është një hap larg mbylljes së operacionit për Douglas Luiz.

Sipas La Gazzetta dello Sport, përfaqësuesit e mesfushorit i kanë komunikuar tashmë rezultatin pozitiv të negociatave mes Aston Villas dhe bardhezinjve, të cilët për të mos humbur kohë, kanë vendosur që ai të kryejë ekzaminimet mjekësore, ose në së paku një pjesë e tyre, direkt në kampin stërvitor të Brazilit, i zënë me Kupën e Amerikës në Shtetet e Bashkuara.

Një përfaqësues i stafit mejkësor të Juventus-it është gati të fluturojë në Brazil.

Pas pengesave të lidhura me mungesën e marrëveshjes për transferimin e Weston McKennie në Premier League, negociatat u zhbllokuan falë përfshirjes së Enzo Barrenechea, i identifikuar nga të dy klubet si lojtari i duhur për t’u bashkuar me Samuel Iling Jr për të ulur pjesën e parave.

Argjentinasi vlerësohet rreth 18 milionë, anglezi 20. Juventusi duhet të shpenzojë pak më shumë se 20. Përforcimi i parë për Thiago Motta-n tashmë është shumë afër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat