De la Fuente: E thashë dhe i qëndroj, nuk ka ekip më të mirë se Spanja

Futboll

De la Fuente: E thashë dhe i qëndroj, nuk ka ekip më të mirë se Spanja

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 14:53
Luis de la Fuente

Spanja është lider i Grupit B në Euro 2024, pasi mposhti Italinë 1-0, duke siguruar kështu kalimin në fazën e eliminimit direkt.

Pas ndeshjes, trajneri i Kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente ka deklaruar se ëshë i kënaqur që kanë mposhtur kampionët aktual të Evropës.

Derisa, shtoi se nuk ka ekip më të mirë se Spanja.

“Jam i kënaqur dhe krenar për mënyrën se si e kanë mposhtur kampionin aktual të Evropës. Ata do të rrisin nivelin e tyre në ndeshjet e ardhshme. Tashmë thashë se nuk ka ekip më të mirë se yni, përderisa ne vazhdojmë të punojmë me përulësi. Nuk e kemi bërë Bëmë asgjë akoma, maturi dhe respekt”, tha De La Fuente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat