Spalletti i pakënaqur me Jorginhon

Futboll

Spalletti i pakënaqur me Jorginhon

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 14:48
Luciano Spalletti dhe Jorginhon

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti ka mbetur tejet i dëshpëruar me paraqitjen e mesfushorit Jorginho në “Euro 2024”, në veçanti në ndeshjen kundër Spanjës.

Italia, të enjten mbrëma u mposht 1:0 nga Spanja që siguroi kalimin në fazën nokaut nga Grupi B, të cilit i prinë me 6 pikë pas dy ndeshjeve.

I frustruar me lojën e dobët të Jorginhos, të cilin e zëvendësoi gjatë pushimit prej 15-të minutave, Spalletti pritet të mos e aktivizoj mesfushorin e Arsenalit fare kundër Kroacisë.

“Sky Sports Italia” ka bërë të ditur se Spalletti tashmë e ka njoftuar Jorginhon për vendimin e tij që titullar me Kroacinë do të jetë Bryan Cristante. Ishte pikërisht Cristante, ai që e zëvendësoi Jorginhon kundër Spanjës.

Dueli mes Italisë dhe Kroacisë që është i fundit në kuadër të Grupit B, luhet të hënën mbrëma dhe italianëve u mjafton një barazim për të avancuar tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat