Morata: E rëndësishme ishte të merrnim tri pikët

Futboll

Morata: E rëndësishme ishte të merrnim tri pikët

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 12:25
Donnarumma e Morata

Alvaro Morata pa në dy raste që Xhanluixhi Donaruma t’i mohonte kënaqësinë e golit, ndonëse në fund për golashënuesin e tretë më të mirë të historisë së Europianëve (me 7 gola dhe ka përpara Platininë me 9 dhe Ronaldon me 14) rëndësi kishte vetëm fitorja.

“Shumë nga shokët e mi dhe trajneri kanë pengje se nuk shënuam më shumë, por personalisht jam i kënaqur edhe kështu.

E rëndësishme ishte të merrnim tri pikët dhe nuk kishte rëndësi sesi, pasi objektivin e arritëm dhe kjo ishte ajo për të cilën kemi ardhur në Gjermani. Luftova përveç se kërkova golin? Po, sepse unë jam i tillë lojtar, që më pëlqen të ndihmoj edhe skuadrën time.

Por në fund të një ndeshjeje si kjo që pamë dhe jetuam në fushën, në fund më vjen vetëm që t’i bëj komplimentat absolute një lojtari si Donaruma.

Ai tregoi se është një nga portierët më të mirë të globit dhe pa atë në portën italiane kjo ndeshje do të kishte përfunduar me një goleadë.

Gjithsesi, pikërisht për këtë arsye kjo fitore më shijon edhe më shumë, pasi duke parë Donarumën që shpëton 3-4 gola të sigurt, takimi mbeti i hapur deri në fund dhe fitoret e ngushta janë gjithmonë ato edhe më emocionueset. Trio perfekte me Jamal dhe Uilliams?

Unë tashmë i kam lënë të 30-tat, por kur i shoh në stërvitje ata që bëjnë shpesh shaka me njëri-tjetrin mendoj që sa me fat jemi.

Pasi pikërisht ato shaka të tyre i bëjnë që të zbresin në fushë pa emocione dhe të na dhurojnë ato lojëra fantastike që treguan.

Për ne janë dy fenomenë që do ta mbajnë lart emrin e Spanjës, por në të njëjtën kohë i bëj urimet e mia jashtëtokësorit Donaruma dhe Italisë që të vazhdojnë më tej aventurën, pasi unë me Italinë jam shumë i lidhur”, deklaroi Morata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat