UEFA zgjedh lojtarin më të mirë të ndeshjes

Futboll

UEFA zgjedh lojtarin më të mirë të ndeshjes

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 23:39
Niko Uilliams

Spanja mposhti Italinë me rezultatin 1-0, në duelin e vlefshëm për Grupin B.

Dominim absolut i iberikëve, që bënë skuadrën e Spaletit të dukej e vogël në fushën e lojës.

Padyshim që lojtari që spikati më shumë tek spanjollët ishte Niko Uilliams, i cili është zgjedhur edhe lojtari i ndeshjes nga UEFA. 

Sulmuesi i Bilbaos, ishte një rrezik konstant për italianët, duke goditur edhe traversën. Paraqitje pozitive bëri edhe portieri i Italisë, Donaruma, që neutralizoi disa gola të sigurtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat