Shifër e madhe për fanellën e Bajramit, zbulohet sa pagoi tifozi turk

Futboll

Shifër e madhe për fanellën e Bajramit, zbulohet sa pagoi tifozi turk

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 23:37
Bajrami

Nje shtetas turk bleu për një shifër rekord fanellën e Nedim Bajramit të veshur në ndeshjen ndaj Italisë në Euro 2024. 

Fanella e yllit të Kombëtares, u shit në ankand për plot 5792 euro.

Është ky rezultati përfundimtar i ankandit të hapur pas ndeshjes së parë me Italinë, ku u nxorën në shitje të gjitha fanellat e kuqezinjve për atë ndeshje.

Fanella e dytë më e shitur ishte ajo e sulmuesit Armando Broja, që kapi vlerën 825 euro.

Në vendin e tretë ishte fanella e Mirlind Dakut e blerë për 477 euro, ndërsa pas tij erdhën fanellat e Jasir Asanit (468 euro) dhe Kristjan Asllanit (445) euro.

Të gjitha këto fanella ishin të firmosura nga lojtarët.

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, pasi shënoi pas vetëm 23 sekondave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat