Lewandowski në dyshim

Futboll

Lewandowski në dyshim

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 22:23
Robert Lewandowski

Ylli i Polonisë, Robert Lewandowski ka bërë gjithçka në fuqinë e tij për t’u rikuperuar për ndeshjen e së premtes kundër Austrisë, por trajneri i Polonisë, Michal Probiez do të presë fjalën e fundit nga stafi mjekësor përpara se të vendosë nëse do të mbështetet te 35-vjeçari.

Golashënuesi rekord për kombëtaren polake humbi ndeshjen hapëse të Euro 2024, humbjen 2-1 ndaj Holandës, me një problem në kofshë

“Ka një ndryshim të madh nëse ke lojtarin më të mirë në botë në stol ose e ke atë në fushë”, tha Probezh.

“Do të marrim një vendim më vonë sot. Shpresoj që vendimi të jetë pozitiv dhe nesër mund të mbështetem tek ai. Nuk e dimë ende. Pres që ekipi mjekësor të marrë një vendim”, shtoi përzgjedhësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat