UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë e Kroacisë, kjo është arsyeja

Futboll

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë e Kroacisë, kjo është arsyeja

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 22:11
Tifozët

Gjatë ditës së sotme, Federata e Futbollit e Serbisë ka njoftuar se do të dërgojë ankesë në UEFA për sjelljet e tifozëve shqiptarë dhe kroatë, gjatë ndeshjes së djeshme në Hamburg.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i UEFA-s, e cila ka hapur procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë dhe Kroacisë.

Shtëpia më e madhe e futbollit europian ka konfirmuar se ka caktuar një inspektor nga komiteti Etik dhe Disiplinor i UEFA-s.

“Në pajtim me artikullin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, një inspektor i UEFA-s nga Komiteti Disiplinor dhe i Etikës është emëruar që të nis hetimet, në kërkim të thirrjeve raciste dhe sjelljeve të pahijshme të tifozëve”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Këto thirrje dyshohet se kanë ndodhur gjatë ndeshjes Kroaci – Shqipëri, që u luajt dje në “Volksparkstadion” në Hamburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat